Tahiri i PDK-së: Të rikthehen shtesat për pensionistët, të shkurtohen projektet infrastrukturore

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 11:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është dashtë të vazhdohen shtesat sociale dhe të shkurtohen projektet infrastrukturore, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

“Prej kohës kur OBSH ka shpallur pandeminë ne kemi ndërruar tre Qeveri dhe ende nuk kemi arritur me pa një plan konkret dhe kemi parë një qasje të njëjtë sikur jemi në vitin 2019. Tash secili vend kanë arrit me implimentu. së paku dy pako për rimëkëmbje ekonomike dhe secili vend përveç vaksinës edhe kur e sheh rrafshin e intervenimi janë më mirë së Kosova,

“Por nga qeveria e re kemi pritur me pa një angazhim më të madh nga pasojat që i ka shkaktuar pandemia por tash nga ta s’po shohim masa konkrete për me i sanua. Kur po flasim a janë zbrit shtesat , mendoj që nuk prish punë edhe nëse do të ishin shkurtuar projektet në infrastrukturë pra shtesa përderisa vazhdon pandemia, ne e dimë që pensionistët janë kategoria më e rrezikuar dhe mos vazhdoj kjo masë ka qenë gabim dhe me u shkurtua buxhetet e tjera”.

Të ngjashme