Tahiri i reagon Lajçakut për deklaratat e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak, se për Asociacionin duhet ndryshuar Kushtetuta e Kosovës.

Tahiri shkruan se me këtë deklaratë, Lajçak ka shkuar përtej asaj çka në fakt është dashur Beogradi zyrtar që të ndryshojë Kushtetutën e saj për ta larguar Kosovën të cilën e paraqet në të si pjesë të Serbisë.”Emisari i BE-së për dialog Lajçak kërkoi zbatimin e Asociacionit madje paska shkuar më larg duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Qeveria jonë u desh të kërkoj që Serbia ta ndryshojë kushtetutën duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jonë ka kërkuar diçka të tille.

Gjatë kohës sime si Kryenegociatore në dialogun e Brukselit kam kërkuar vazhdimisht si dhe kam dërguar një memorandum tek BE-ja për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, duke theksuar se kjo është pikënisje drejt njohjes reciproke dhe jo ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme