Tahiri inauguron objektin e Qeverisë në veri

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 15:40 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka inauguruar objektin e Qeverisë së Kosovës në komunën veriore të Mitrovicës.

Ky proces shënon shtrirjen dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit.

Me këtë rast Tahiri deklaroi se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga ministria që ajo drejton dhe ajo e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit janë sot ka filluar puna e institucioneve qendrore në pjesën veriore të vendit.

” Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilin e inauguruam sot gjendet në komunën veriore të Mitrovicës. Unë i bëra një vizitë objektit të qeverisë dhe vlerësoj se kushtet e punës janë përgatitur mjaft mirë nga ana e Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale”.

Po ashtu, sot gjatë ditës në Mitrovicë, Tahiri ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që kanë filluar sot punën në komunën e Mitrovicës veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme