Tahiri: Integrimi në NATO e BE dhe forcimi i SHBA-së në Ballkan, na ruan nga dyshja Serbi-Rusi

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se Integrimi i plotë i Ballkanit në Bashkimin Evropian, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, do të bënte që të zvogëloheshin mundësitë e ndikimit rus në këtë rajon.

Përveç këtyre, ajo thotë se duhet forcuar edhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit.

Sipas Tahirit këta hapa do të ndihmonin rajonin që të ketë një paqe të qëndrueshme, dhe do t’ia pamundësonte Rusisë realizimin e synimeve për destabilizim.

“ Paqja në Ballkan bëhet e qëndrueshme duke forcuar rolin e SHBA-së në rajon dhe duke shpejtuar integrimin në BE dhe NATO të Kosovë, dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Një qasje e tillë strategjike e ruan rajonin nga tendencat destabilizuese serbo-ruse dhe mposht iluzionet e tyre nehegjemoniste”, ka thënë ish-ministjra Tahiri në konferencën për siguri të mbajtur në Prishtinë. 

Kjo konferencë ishte organizuar nga ish-presidentja Jahjaga, ish-komandanti i KFOR-it, Xavier de Marnac dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer.

Serwer në këtë konferencë kishte folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se një nismë e tillë do ta duartrokiste vetëm Valdimir Putini dhe Rusia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme