Tahiri: Ka ardhur koha të ndryshohet formati i dialogut

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 08:14 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se ka ardhur koha të shikohet mundësia e ndryshimit të formatit të dialogut me Serbinë.

Ajo ka deklaruar se faza në vazhdim e këtij procesi duhet të jetë përmbyllës.

Në intervistën për “Epokën e Re”, Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës.

Sipas saj, ky proces ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Tahiri ka folur edhe për ndërtimin e murit ilegal në veri. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për largimin me kujdes të këtij muri.
“Ju sigurojmë se nuk do të ketë mur dhe se procesi i revitalizimit të urës së Ibrit dhe rruga për këmbësorë në formën e shëtitores do të jetë plotësisht sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme