Tahiri: Ka tendencë për kapjen e shtetit, çështja e Dakës do të shkojë në Kushtetuese

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 14:32 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i shqetësuar pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton kapjen e shtetit, raporton Ekonomia Online.

“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarë do shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike”.

“Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”.

Tutje, Tahiri tha se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura.

“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë”.

“Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”.

Të ngjashme