Tahiri kërkon hartimin e një dokumenti që do të analizojë efektet ekonomike për ballafaqim me Coronavirusin

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar një bisedë telefonike me koordinatoren për qeverisje në Ballkanin Perëndimorë pran Bankës Botërore në Vjenë.

Ku në fokus të bisedës ishte hartimi i një dokumenti për përballimin e efekteve ekonomike dhe financiare në komuna si pasojë e pandemisë.

Postimi i plotë: 

“Një diskutim i frytshëm me Mediha Agar, koordinatore për qeverisje në Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore në Vjenë dhe ekspertët e kësaj organizate. Në fokus të diskutimit ishte ndikimi i COVID-19 në qeverisjen lokale. U dakorduam se është i nevojshëm hartimi i një dokumenti politikash me rekomandime konkrete me akterët kryesorë në përballimin e efekteve ekonomike dhe financiare në komuna si pasojë e pandemisë. Njëkohësisht, për ofrimin diskutimeve/trajnimeve përmes konceptit online ‘ëebinar’ për akterët institucional”.

Dokumenti i politikave do të analizojë efektet ekonomike dhe financiare dhe do të ofrojë rekomandime të sakta për ballafaqimin me pasojat e COVID-19. Ndërkaq, ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë përmes ëebinar do të marrin/ofrojnë pikëpamje për format dhe instrumentet efikase të tejkalimit të pasojave ekonomike dhe financiare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme