Tahiri kërkon nga kryeministri i Kroacisë ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në BE

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andreja Plenković.

Tahiri ka thënë se në këtë takim diskutuan për historinë e përbashkët dhe për luftën çlirimtare të dyja vendeve.

Po ashtu sipas Tahirit u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Zëvendëskryeministri Tahiri tha se ka kërkuara nga kryeministri kroat të mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i plotë i tij:

Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andreja Plenković.

Gjatë takimit me Kryeministrin Plenković i rikujtuam momentet më të rënda të historisë̈ së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisë̈̈ të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit. 

Në ëmër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore.

U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.

Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë̈ dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme