Tahiri kërkon që të shkoj në seancë Ligji për Trustin

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit të Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje deputetëve të pushtetit që ta sjellin në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me tërheqjen e mjeteve nga Trusti, si lehtësim ekonomik për qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Tahiri e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kur u caktua seanca e ardhshme parlamentare.

Ai tha se deputetët e shumicës e dinë që sa e rëndësishme është tërheqja e mjeteve të Trustit.

“Tema e dytë ka të bëjë me trustin. Kërkesa në kryesi është e qartë; silleni ligjin për trust sa më shpejt në seancë parlamentare, pasi tani deputetët e shumicës e dinë, e kuptojnë se sa e rëndësishme është që kontributdhënësit, të punësuarit t’i tërheqin paratë e tyre në këtë krizë. Kjo është kërkesa jonë”, shtoi ai.

Të ngjashme