Tahiri kërkon sqarime nga Kurti për mospërkrahjen e rezolutës për sigurinë në vend

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij e përkrah marrëveshjen për energji elektrike, të arritur në Bruksel me palën serbe, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka kërkuar sqarime nga kryeministri Kurti, që partia e tij nuk e përkrahi njëjtë edhe rezolutën për sigurinë në vend, e propozuar nga AAK-ja në fillim të kësaj seance.

“Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës e nënshkroi marrëveshjen për energji që bazën e ka në vitin 2015. I kemi dhënë mbështetje që kjo marrëveshje përmirëson situatën që jemi sot. Ne para një ore prezantuam projekt rezolutën për sigurinë në vend që zotëri kryeministër nuk e ke pa. Si është e mundur që grupi yt parlamentar nuk e mbështet këtë rezolutë. Kërkesa jonë është që të ndryshoni qëndrime në 5 pika që prekin qytetarin. Ka një vit e gjysmë që po e shtyni ligjin e pagave, kemi kërkuar të reflektoni në produktet bazë. Sot e kemi trustin, mendoj që duhet ta votojmë trustin. Ne kërkojmë që për këto 5 pika ta ndryshoni qëndrimin”, tha Tahiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme