Tahiri: Kodi i Procedurës Penale përmbyll pakon kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 12:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paraqitur projekt kodin e Procedurës Penale, për të cilin tha se ndryshimet janë në harmonizim me ligjin dhe se me to askush nuk mund t’i ikë drejtësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Tahir tha se fokus ka qenë lufta kundër korrupsionit, sipas tij, është bërë një punë e madhe duke u përshtatur edhe agjendës evropiane.

“Pas një pune intensive me ndihën e partnerëve tanë me kontribut të institucioneve të drejtësisë, ekspertëve dhe profesorë kemi arrit të hartojmë këtë projekt kod. Ka qenë përkushtim themelor që lufta kundër korrupsionit të jetë temë dominuese dhe sot pas një pune voluminoze po përmbyllet si pako kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Tahiri.

Kreu i Ministrisë së Drejtësisë tha se janë nene të harmonizuara. Sipas tij, në rrafshin përmbajtjesorë janë suspendimi i zyrtarëve publik, heqja e dyshimit të dytë, etj.

“Në kuptimin e përgjithshëm karakteristika janë: 527 nene, 222 janë harmonizuar me parime ligjore.  Një pjesë e konsiderueshme e neneve është ndryshuar sipas kritereve më të mira. Në rrafshin përmbajtjesorë janë suspendimi zyrtarëve publik, kjo ka qenë një nga kriteret e agjendës evropiane që të parandalohet keqpërdorimi i autoritetit. Është paraparë heqja e dëgjimit të dytë sepse sipas praktikës asnjë seancë e dytë nuk është duke u mbajtur”, shtoi Tahiri, raporton EO.

Madje sipas Tahirit, risi është zgjatja e hetimeve dhe janë lehtësuar masat në marrjen e dëshmitarëve. Ai tha se askush nuk mund t’i ik dhe ta sfidojë drejtësinë.

“Si pjesë e rekomandimeve të BE-së është shtuar alternativa e zgjatjes së hetimeve. Koha e hetimit mund të zgjasë prej katër vitesh vetëm në rrethana specifike sepse konsiderohet se afati për një hetim konsiderohet shumë i shkurtër.  Nenet e ndryshuara janë në pajtim me ligjin e ri.  Janë lehtësuar masat në marrjen e dëshmitarëve. Janë lehtësuar dispozitat lidhur me të drejtat e dëshmitarëve dhe palës së dëmtuar. Nga ndryshimet e reja, askush s’mund ti ikë drejtësisë, askush s’mund të sfidojë ligjin në Kosovë”, u shpreh ai.

Tahiri është përgjigjur ndaj deputetëve, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshit mbi çështjen e zgjatjes së hetimit, suspendimit të zyrtarëve dhe gjykimit në mungesë.

“Çështja e zgjatjes së hetimeve. Mendoj se vitet pas luftës është abuzuar me hetimet. Personi që është nën hetime nuk i shkruan në certifikatë se është i hetuar sepse ai nuk duhet ta dijë këtë. Hetimi mund të përfundojë edhe pa aktakuzë. Në raste të caktuara kemi parapa që kjo të zgjasë çdo gjashtë muaj deri në katër vite. Çështja e hetimit në asnjë rrethanë nuk duhet të dalë publikisht. Është çështje e gjykimit, çështje tjetër. Kemi pasë raste të stërzgjatura të hetimit dhe kjo duhet të rregullohet mirë që mendoj që e kemi propozuar mirë”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se hetimi nuk e pengon punën e një njeriu. Për raste të jashtëzakonshme sipas tij kjo mund të shkojë me vendim të gjyqtarit deri në katër vjet, por jo për çdo rast.

“Sa i përket suspendimit, kam pasë shumë vërejtje. Mendoj që çështja e suspendimit është tepër e rëndësishme të përkrahet. Ne kemi pasë qindra raste që ne si qeveri i propozojmë. Duhet t’i lihet në dorë gjykatës paraprake nëse personi nuk mund ta ushtrojë detyrën si zyrtar.  Çështja e suspendimit mendoj që është shumë mirë e rregulluar dhe duhet t’i lihet në dorë drejtësisë e jo politikës”, tha ai.

“Edhe sa i përket gjykimit në mungesë. Janë dy rrethana të ndryshme. Kur i pandehuri refuzon të jetë në seancë dëgjimore. Atëherë është trupi gjykues që vendosë. Jam i gatshëm të bashkëpunojmë këtu dhe të nxjerrim versionin më të mirë. Nuk mendoj se çështja e gjykimit në mungesë duhet të lihet vetëm për krime lufte”.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se përgjegjëse për kapjen e sistemit të drejtësisë është PDK-ja.

“Presidenti në një konferencë e pat përfol pikërisht këtë suspendimin e zyrtarëve. PDK-ja është përgjegjëse kryesore që sistemet e drejtësisë sot janë të kapura. Z.ministër nuk do kaloj kjo sepse nuk do lejoj që kjo të përdoret si mashë për opozitën”, tha ajo, raporton EO.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 44 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 30 janar, 28 shkurt, 7 mars, 12 dhe 13 mars

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 15, 2019

Të ngjashme