Tahiri kritika ndaj Qeverisë: S’ka angazhim për agjendën legjislative

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 10:37 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe pozitën për mungesë të angazhimit në agjendën legjislative, raporton Ekonomia Online.

Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, tha para medieve se nga mazhoranca nuk po shihet rritje e angazhimit për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve,

“Sa i përket funksionim të Kuvendit, jemi dëshmitar që nuk kemi pasë një mbarëvajtjen të duhur, normalisht që përgjegjësia bie mbi mazhorancës që është tregu jo efikase në shumë aspekte. S’kemi arrit që nga fillimi me pasë një funksionim të mirëfilltë që do t’i përgjigjej nevojave të qytetarëve. Rol të madh ka edhe Qeveria, pasi është proceduesi më i madh i agjendës legjislative. Prandaj ka shumë të meta. Pra mos funksionimi i kësaj ka dëmtuar shumë parti, pasi janë mbet pezull shumë projekte të ndryshme. Prandaj prej fillimit nuk kemi parë angazhim për përmirësim të efikasitetit. Ju e dini qëndrimin e PDK-së, që edhe gjatë verës kur ishte kriza e pandemisë kemi tregu përkushtimin dhe angazhimin tonë e kemi kërkuar që të mblidhemi më herët, t’i ndërpremë pushimet. Mirëpo, kjo mazhorancë ka vazhduar me ritmin e njëjtë.

Ndërsa, Tahiri ka theksuar se shumë shpejt PDK-ja do të përcaktohet për nënkryetarin e tyre në Kuvend, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.

“Besoj që sapo të përcaktohemi do t’ia bëjmë me dije. Unë besoj çështje ditësh”.

Të ngjashme