Tahiri – Kurtit: Gjykata Speciale as për 40 vjet s’do të mund t’i dëshmojë “krimet e UÇK-së”

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:32 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurtit për krahasimin që ky i fundit i bëri Gjykatës Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar për dënimin e krimeve të kryera nga serbët, raporton Ekonomia Online.

“E pa drejtë që Kurti po e krahason Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar. U tha që për 4 vjet nuk është ngritur asnjë aktakuzë, për 40 vjet kanë me pasë problem për t’i dëshmu “krimet e kryera nga UÇK”. Është mbulesë e faktorit ndërkombëtar për t;i mbledhur dështimet e tyre. Ne jemi për të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë. Sot është e papranueshme që Kosova mos t’i drejtohet OKB-së, Këshillit të Sigurimit për 13 mijë viktima në Republikën e Kosovës, edhe nëse se bëjmë të bëjë jehonë kërkesa dhe të mbetet në histori që kemi pasur një kërkesë”, tha Tahiri.

Kurti iu kundërpërgjigj ministrit Tahiri duke thënë se nuk ka kohë për të humbur pasi që po vdesin dëshmitarët.

Ai i tha Tahirit se ai vetë si ministër është i përgatitur që ky Tribunal do të dështojë, raporton EO.

“Unë e mora vetëm si shembull Gjykatën Speciale të cilën unë e kam kundërshtuar si shembull i kohëzgjatjes tejet të madhe. Ne nuk kemi kohë se po vdesin dëshmitarët. Prandaj si po na ngutet të votojmë ngritjen e Tribunalit e jo miratim në lexim të dytë projektkodin që lejon gjykimin në mungesë. Ministri i Drejtësisë tha edhe nëse nuk e bëjmë, kjo do të thotë që ministri është bë gati që ka me dështuar, nuk ka me u bë ky Tribunal. Është e domosdoshme ta padisim Serbinë në GJND për gjenocid dhe ta mundësojmë gjykimin në mungesë”, tha Kurti.

Të ngjashme