Tahiri: Ligji i Pagave nuk është askund, kjo është e pa pranueshme

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është e papranueshme mos mbajtja e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit.

“Kuvendi tash e disa muaj është jofunksional dhe agjenda legjislative është bllokuar përderisa kryesia rreshtazi dështoi të mbajë takimet e veta të rregullta. Për më shumë, Ligji i Pagave, që është në planin legjislativ nuk është askund. Kjo është e pa pranueshme dhe e dëmshme për vendin. Këtë e deklarova sot para mediave si qëndrim dhe kërkesë për dinamizmi dhe funksionim të kuvendit”.

Të ngjashme