Tahiri: Llap, jemi bashkë

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 09:36 | Nga

Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se “do t’i kthejmë Llapit zhvillimit në katër anët, e mirëqenien secilës familje”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka thënë se në dinamikë të lartë, e me investime do ta kthejnë Shtedimin e Merdaren në zonë të lirë e të fuqishme ekonomike. Aty prodhuesit do t’i japin jetë produkteve Made in Kosova, produkte këto cilësore e konkurruese.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook: 

“Llap, jemi bashkë, për me kanë përgjithmonë bashkë
I nderuar sa herë që jam në Llap në krah me Fatmir Humollin, njeri i fjalës, i nderit e sakrificës.

Ndjenjë e mirë me pa vajza si Diellza Hoti që u prin energjive të reja, ardhmërisë së aleancës, një lidership i ri, inovativ e tranformues.

I rrethuar si në familje, nga aty ku i kam rrënjët. Jemi bashkë për ti shpejtuar hapat, për ti rritur energjitë në mbështetje të njerëzve bosht të lirisë. Jemi këtu me i hapë perspektivë vendit. Me i dhanë siguri, pasigurisë, me i zgjatë dorën qytetarit, me i dhanë drejtësi padrejtësive.

Pa dyshim e di se njerëzit e Aleancës janë të përkushtuar deri në sakrificë, e kanë dëshmuar, kanë qëndruar kaherë e përherë drejt pa u luhat. E di, e ndjej se sa e vështirë është me u dal në ballë goditjeve sistematike nga jashtë e nga brenda.

Por tashmë ata e këta e kanë kuptuar, e kanë të qartë se ne nuk ndalemi, nuk luhatemi, ne jemi bashkë, jo se jemi ne, por se jemi në krah me ata që sakrificën e kanë për vend.

Në Llap, jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve, jemi bashkë jo si fund por si fillim i mundësive të reja, për fëmijët, pleqtë, familjet e vendin. Jemi bashkë, e të lidhur fort për fëmijët e të ardhmen. Jemi bashkë për dinjitetin të pleqërisë. Jemi bashkë për mbështetjen e familjes. Jemi bashkë për Kosovën, për atë që e kemi bashkë e përgjithmonë.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Jemi këtu me i dhanë Llapit e Kosovës vlera e suksese, të vendosur mos me u nda, e në çdo pëllëmbë mu ndje zot e krenar. Llapi nuk është fundi i Kosovës, ai është fillimi. Nuk lejojmë me kanë zorrë qorre e vend, kaherë i harruar.

Dy dekada pas lufte po nisin me hapë rrugë e shtigje. E nuk do të lejomë që dekadat e reja të jenë fundi i tyre. Pa ndalesë e me shpejtësi ne do ti shtyjmë këto rrugës, e për ta lidhur Llapin me Kosovën.

Do ti kthejmë Llapit zhvillimit në katër anët, e mirëqenien secilës familje.

Në dinamikë të lartë, e me investime do ta kthejmë Shtedimin e Merdaren në zonë të lirë e të fuqishme ekonomike. Aty prodhuesit do ti japin jetë produkteve made in Kosova, produkte këto cilësore e konkurruese.

Me shpejtësi e të vendosur, tokave buzë llapit, e anembanë do ti japim ujin. Bujkun do ta mbështesim e promovojmë pa kushte, e pa dallime. Ata janë buka jonë, ata janë zhvillimi ynë.

Pa dyshim e me seriozitet do tu kthehemi fshatrave të braktisura, gryka e llapit do të jetë fryma e traditës e blegtorisë, i atraksionit dhe bukurisë.

Në krah e në ecje do të jemi me prodhuesit, me bizneset e vogla. Ato janë streha, ata janë zhvillimi i familjeve tona.

Për këto, e për gjithçka do të jemi bashkë, nuk do të ndalemi nga goditjet, të pa thyeshëm do të ecim në fitore të kësaj gare që i kthen shpresë Llapit e Kosovës.

Të dashur miq, mbështetës e simpatizant,

Këto ditë si kurrë më parë duhet ti rrisim energjinë, ti thërrasim miqtë e familjarët, të trokasim në çdo derë, të dalim masivisht në zgjedhje, të votojmë drejt, të mbajmë procesin pastër, pa e dëmtuar.

Ti japim bashkë frymë e themel demokracisë.

Llap, jemi bashkë, për me kanë përgjithmonë bashkë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme