Tahiri: Mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë nuk ka logjikë e as legjitimitet

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se zgjedhjet në komunën e Podujevës të cilat pritet të mbahen të dielën duhet të mos mbahen pas konfirmimit të dy rasteve të infektuara me Coronavirus.  Ai ka thënë se nuk ka logjikë e as legjitimitet për zgjedhjet në Podujevë

Potsimi i plotë i Tahirit:

Shfaqja e rasteve të para me COVID19 në Kosovë, kërkon fokus të plotë në menaxhimin e situatës.

Për këtë, duhet të konsiderohet seriozisht shtyerja e mbajtjes së zgjedhjeve në Podujevë.

Ndërkaq, institucionet qendrore dhe lokale duhet të kenë mobilizim të plotë për përballim të situatës.

Procesi zgjedhor, në këso rrethana nuk mund të jetë kuptimplotë as për legjitimim të kandidatëve.

Aq më tepër kur në gjithë botën janë pezulluar proceset e tilla dhe ngjarjet tjera publike.

Është përgjegjësi e të gjithë akterëve institucionalë dhe publikë për t’u mobilizuar për thirrjen e qytetarëve për të zbatuar masat parandaluese të përhapjes së rrezikut nga ky virus.

Të ngjashme