Tahiri: Me Daut Haradinaj Prishtina ka gjetur kryetarin që mund të ballafaqohet me sfidat

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Prishtina e ka gjetur kryetarin e saj që mund të ballafaqohet me sfidat, pas kandidimit të Daut Haradinaj për të parin e kryeqytetit.

Tahiri i cili kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës, ka thënë se pasi Qeveria Haradinaj e bëri me ligj Prishtinën, tash kemi kandidatin që mund të ta bëjë së funksionuari të tillë.

“Nominimi e kandidimi i Daut Haradinajt për Kryetar të Prishtinës, tregon seriozitetin e vullnetin e madh të tij ndaj Kryeqytetit.

Ky kandidim tregon se pos që besuam, e arritëm ta bëjmë Prishtinën me status ligjor Kryeqytet, tashmë kemi kandidatin që mund ta bëjë së funksionuari të tillë.

Prishtina, me sot e ka gjetur luftëtarin e saj dhe Kryetarin e saj që mund të ballafaqohet me sfidat, por edhe guxon ta bëjë ndryshimin.

Jo vetëm se i gëzohem, por kjo e bënë dyfish më të madh përkushtimin e angazhimin tim në pëkrahje”, ka shkruar ai.

Tahiri është nominuar për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja.

Të ngjashme