Tahiri: Me mua si kryetar, Komuna e Podujevës do të ketë zhvillim të qëndrueshëm të kulturave bujqësore

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Tahiri nëpërmjet këtij video mesazhi ka treguar të arriturat dhe aftësitë e Hasanit.“Jam në Bradash, në plantacionin katër hektarësh të cilin e udhëheq Burim Hasani, ai që nga klasa e 10 ka shprehur vullnet të punojë tokën. Ai është një fermer i suksesshëm, djalë i zoti, është kandidat për Asamble Komunale dhe njëkohësisht është pjesë e ekipit tim e cila do udhëheq të gjitha planet për bujqësi dhe fermerë.

I uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe i them shkojmë përpara ta zhvillojmë Podujevën”, tha Tahiri në këtë video mesazh. 


Ai nëpërmjet shkrimit krahas këtij video mesazhi tregoi arritjet e Burim Hasanit i cili është absolvent në Mjekësinë Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, i certifikuar në 13 trajnime të avancuara në fushat specifike (shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve, agronomi, menaxhim dhe marketing)

https://www.facebook.com/watch/?v=318293309898369

Të ngjashme