Tahiri: Me një Shqipëri të fortë në arenën ndërkombëtare, kemi një Kosovë të fortë në agjendën integruese

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën për media bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shprehur bashkëpunimin bilateral mes dy Parlamenteve, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij kjo në tema që lidhen me nisje legjislative dhe diplomaci parlamentare janë tepër me rëndësi.

Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka përmendur tema për të cilat kanë diskutuar dhe që sipas tij duhet të trajtohen.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin e Shqipërisë, në konferencën për media bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, theksova se bashkëpunimi bilateral mes dy Parlamenteve, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, në tema që lidhen me nisje legjislative dhe diplomaci parlamentare janë tepër me rëndësi.
Janë disa tema të rëndësishme për të cilat diskutuam dhe duhen të trajtohen:
• Ndihma e Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO;
• mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës përmes ndikimit që Kuvendi i Shqipërisë ka në këtë institucion;
• Bashkëpunimin energjetik;
• Është tepër me rëndësi që iniciativat kombëtare, si ajo e ndërtimit të hekurudhës, lehtësimit të komunikimit mes dy shteteve. E kemi një këngë “Në tren për Prizren” pse mos ta kemi “Në tren për Durrës”!
Nënvizova se sa më e fortë që është Shqipëria në rrafshin ndërkombetar, aq më e fortë është Kosova në agjendën e vet integruese.

Të ngjashme