Tahiri: Me Pakon e Rimëkëmbje Ekonomike do të ndihmohet sektori privat

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në takim drejtuesit e kompanisë̈ “Stone Castle” ku diskutuam për vështirësitë që po hasin prodhuesit si shkak i problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë duke bërë përgatitjet për të filluar implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Postimi i plotë i tij:

Prita në takim drejtuesit e kompanisë “Stone Castle” ku diskutuam për vështirësitë që po hasin prodhuesit si shkak i problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Gjatë takimit u informova me problemet që po ballafaqohen prodhuesit për shkak të pandemisë, duke u shkaktuar humbje në investime dhe prodhim.

Theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të trajtuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet sektori privat dhe prodhuesit vendorë, veçmas pas krizës së shkaktuar pandemia.

Pas miratimit buxhetit të rishikuar tashmë kemi nisur përgatitjet që të implementohet edhe Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të përkrahen e sektorit privat që janë të prekura nga Covid-19.

Të ngjashme