Tahiri: Mustafa sheh në ëndërr koalicionin me PDK-në, ka jetë edhe pa PDK-në

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se koalicioni me PDK-në është ëndrra që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh çdo natë.

Ai ka thënë që kur është demokracia në Kosovë, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë”.

“Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”.

Të ngjashme