Tahiri në Jordani, pritet nga ministri Punëve të Brendshme

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Jordani, ku është pritur nga ministri Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.

Tahiri ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për agjendën në reformën e shtetit, duke përfshirë legjislacionin për decentralizim dhe programin për zhvillim në nivel rajonal.

“Një nder i veçantë për t’u takuar përsëri në Amman me Ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, SHTZ Salameh Hammad. Ministri Hammad është lider me karrierë të gjatë, duke i shërbyer Mbretit Husein dhe Mbretit Abdullah. Në takim diskutuam për agjendën në reformën e shtetit, duke përfshirë legjislacionin për decentralizim dhe programin për zhvillim në nivel rajonal. Poashtu, në takim prezantova disa nga konkluzionet dhe rekomandimet e mia si ekspert i NDI-të të cilat do t’i prezantoj para qeverisë dhe parlamentit jordanez”, ka shkruar ai.

Tahiri ka thënë se Mbretëria e Jordanisë mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

“Ministri Hammad, para disa vite ka vizituar Republikën e Kosovës. Mbretëria e Jordanisë mbeten partner i rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme