Tahiri në njëvjetorin e fitores së VV-së: Qeveria më dobët në historinë e Kosovës

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në njëvjetorin e fitores së Vetëvendosjes, ka thënë se kjo Qeveri është më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri para mediave tha se Qeveria nuk ka bërë asgjë, veçse ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe s’pati vizion për dialog.

“Një vit nga kur janë mbajtur zgjedhjet dhe Vetëvendosje fitoi mbi 50 përqind të votave, fatkeqësisht kemi të bëjmë me një Qeveri të dobët, përveç shtrenjtimit të çmimeve, rrymës, mungesës së vizionit për dialog, nuk ka punuar diçka. Kjo Qeveri për këtë vit do të njihet si Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës së pasluftës”, ka thënë Tahiri.

Pas mbledhjes së Kryesisë, u mor vendim që të enjten të mbahet seanca solemne për rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme