Tahiri: Në përvjetorin e pavarësisë, Kurti akuzoi mediat dhe opozitën

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend se janë për keqardhje, pasi sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë që dita solemne të prishet nga një fjalim i një kryeministri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se Kurti nuk heziton që në fjalimin e tij të parë si kryeministër në përvjetorin e pavarësisë të bëjë akuza.

“Nuk heziton që në fjalimin e tij të parë si kryeministër në përvjetorin e pavarësisë, të akuzojë mediat, të akuzojë opozitën, të akuzojë oponentët e tij. Sot vendi ynë po kalon në krizë të thellë ekonomike, krizë të rëndë energjetike. Kur ne e ftojmë të diskutojë për këto sfida ai nuk e gjen kohën, sot në përvjetorin e pavarësisë e gjen kohën të plasojë shumë të pavërteta. Është mjerim për keqardhje se si e trajton shtetin vetë kryeministri i Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri tha se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve.

”Ta prishësh ditën solemne të pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, tha ai.

Të ngjashme