Tahiri: Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, një ditë para protestës për ligjin e trustit ka dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës .

Ai tha se logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim

Postimi i plotë:

Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës:

  1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize.
    Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
  2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim.
    Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin!

Të ngjashme