Tahiri: Nuk frikësohemi nga mocionet e votëbesimit

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 08:40 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se Qeveria është duke funksionuar pa ndonjë problem dhe se nuk ka arsye të mendohet se nuk do të mund ta çojë mandatin deri në fund.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kabineti qeveritar po funksionon si një trup i vetëm, me qasje më serioze në shëndetësi, mirëqenie sociale, sundim të rendit dhe ligjit, në integrime euroatlantik, si dhe në zhvillim ekonomik.

Sipas Tahirit, në aspektin e qeverisjes nuk parashihet të ketë ndonjë deficit që do ta cenonte jetëgjatësinë e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk ka arsye të frikësohet nga mocionet e votëbesimit dhe as nga iniciativat e tjera opozitare. Tahiri ka theksuar se një opozitë produktive është në të mirë të Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme