Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Prioritet është vaksina, pastaj dialogu me Serbinë

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 12:15 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, tha se prioritet i të gjitha institucioneve në vend duhet të jetë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kanë kërkuar që në seancën e radhës që do të mbahet të hënën të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për sigurimin e vaksinës dhe gjendjen me pandeminë.

I pyetur për çështjen e dialogut me Serbinë, ai tha që me prioritet duhet të jetë pandemia dhe raportimi i ministrit për këtë çështje.

“Prioritet duhet të jetë çështja me pandeminë, nënshkrimi i kontratës për vaksina dhe pastaj dialogu dhe kompromiset kanë ndodhur në çdo proces dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, theksoi tutje ai.

“Theksova se një raportim i tillë është i nevojshëm dhe të ndodhë sa më shpejtë si parapërgatitje e një debati në seancën e Kuvendit. Pra, u mor vendim që të hënën do të ketë seancë të Kuvendit ku do të diskutohet për këtë temë. Sa i përket dialogut theksova se Qeveria duhet të ketë platformë politike rreth kësaj teme. Ndërkaq, sa i përket kompromiseve, ato kanë ndodhur në procesin e Ahttisarit, andaj nuk kemi çka bëjmë kompromise tjera, përveç njohjes reciproke”, ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of 1 person, standing and indoor

Të ngjashme