Tahiri pas takimit me kryetarët e komunave: Nuk do të ketë mbyllje totale

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku është diskutuar për masat e reja antiCOVID-19.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim janë dakorduar se mbyllja e tërsishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.

Postimi i plotë:

Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme