Tahiri: PDK s’ka votë për ta bërë Vjosa Osmanin presidente

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 15:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku më pas pritet të caktohet edhe seanca për votimin e presidentes.

Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentes është Vjosa Osmani, ani se nuk i ka të sigurta votat për të.

Klankosova.tv e ka kontaktuar shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, për ta pyetur nëse PDK do të votojë për ta bërë Vjosa Osmanin për presidente.

Ndërsa ai ka thënë se qëndrimet e PDK-së janë të qarta lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimet e PDK-së janë të qarta sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente. PDK nuk e voton atë. Për çështje tjera ju njoftojmë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme