Tahiri: Për dy muaj, çdo komunë e Kosovës do të ketë noterë

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 16:14 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur konferencë për medie, pas takimit të tretë të Bordit, në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se një numër i komunave nuk ka pasur fare noter. Sipas tij, këta dy muajt e ardhshëm çdo komunë e Kosovës do të ketë noterë.

“Nga kjo e premte Ministria e Drejtësisë do të hap konkursin për noter. Kemi pasë një numër të komunave që nuk kanë pasur fare noter. Këta dy muajt e ardhshëm, çdo komunë e Kosovës do të ketë noter. Po ashtu, edhe ndërmjetësimi është një çështje tjetër e rëndësishme që jemi duke punuar. Çështja e ndërmjetësuesve është në proces të ligjit për ndërmjetësim i cili trajton raste që kanë mundësi të shkojnë në ndërmjetësim e mos të shkojnë në gjyqësor. Kemi bërë hapa të mëdhenj edhe në noter dhe ndërmjetësues. Jemi në fund të thellimit të departamentit special dhe themelimit të mekanizmave disiplinorë për gjyqësor”, tha ai.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoqaj, tha se në këtë takim me ministrin Tahiri kanë folur për krijimin e departamentit special brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Në takimin e sotëm u kriju departamenti i krijimit special me Ligjin e Ri për Gjykata, brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ashtu si parasheh Ligji, Këshilli Gjyqësor brenda periudhës 6 mujore janë parapa lëndët që janë të transferohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha Qoqaj, raporton EO.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, tha se njëra prej  çështjeve që është diskutuar sot është disiplinimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në radhët e përbashkëta, sot një prej çështjeve ishte edhe e disiplinimit për gjyqtarë dhe prokurorë që besoj se do të rritë llogaridhënien. Përgjegjësit disiplinore  ndryshojnë komplet nga ajo që ka ndodh deri më tani”, tha Hyseni.

Të ngjashme