Tahiri për grevën: Një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për grevën në arsim, duke thënë se në një situatë të tillë, kryeministrin nuk do të duhej ta zinte gjumi.

Ai tha se nëse kjo situatë nuk po e preokupon kryeministrin Albin Kurti, atëherë siç u shpreh Tahiri, Kurti ka një problem të madh.

“Një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi, kur 1 muaj nuk shkojnë në shkollë 320 mijë nxënës. 1 ditë mos me i shku, duhet me qenë preokupim i madh për qeverinë, po 1 muaj mos me qenë preokupim aspak i madh, unë mendoj që kryeministri jonë vërtetë e ka një problem të madh dikund”, tha ai.

Tutje, Tahiri u shpreh se kërkesat e SBAShK-ut janë kërkesat e 25 mijë mësimdhënësve.

“Prandaj, kur t’i shihni kërkesat, kur e shihni SBAShK-un, nuk është thjeshtë SBAShK-u, janë 25 mijë mësimdhënës që janë prapa tyre, 25 mijë mësimdhënës të cilët po kërkojnë të kenë një pagë me të cilën arrinë të mbijetojnë”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme