Tahiri për mosfaljen e borxheve: Qeveria injoroi qytetarët, do të iniciojmë nismë ligjore

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria injoroi qytetarët kur në Kuvend u vendos për mosfaljen e borxheve të bizneseve gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri në një konferencë për medie tha ka përmendur edhe pagesën e energjisë në veri prej 11 milionë euro, që po e cilëson si të kundërligjshme

Ai ka paralajmëruar nismë ligjore në Kuvend për këtë çështje, duke shtuar se nuk do të ndalen.

“Ajo çka pame sot është që Qeveria e bëri një injorim të çuditshme ndaj kërkesës së Grupit tonë Parlamentar për faljen e borxheve në kohë pandemie”.

“Ishte kulminacioni injorimi i votë së qytetarëve duke u thirr në numrin e arrogancës së votave. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për në veri, kjo qeveri ka ardh në pushtet në emër të barazisë”.

“Ne nuk do të ndahemi në adresimin e kësaj çështje do të nisim nismën legjislative në Kuvend për faljen e borxheve”, tha Tahiri.

Tahiri ju është kundër përgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari-Lila e cila në Kuvend tha se nuk është serioze rezoluta e AAK-së, raporton EO.

“Se sa është serioze flasin dokumentet nisma jonë ka qenë e sinqertë dhe bazohet mbi nevojë , a është serioze pagesa e 11 milionë eurove, bash në Komisionin që drejton deputetja Kusari-Lila”.

Përderisa me 22 vota për, Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme