Tahiri për Projektligjin për Arkivat Shtetërore: Të trajtohet me seriozitet për faktin se do të jetë në zyrën e kryeministrit

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja Projektligjin për Arkivat Shtetërore e sheh me shqetësim, pasi sipas tij ajo do të jetë në zyrën e Kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

Tahiri në seancën e sotme, tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në votim.

“Grupi i PDK-së e ka marrë me shqetësim arkivat shtetërore sepse janë të rëndësishme dhe duhet të trajtohet me seriozitet për faktin që do të jetë në zyrën e kryeministrit. Për neve si shtet është e rëndësishme që do të shërbejë për dekada të ardhshme”.

“Andaj një çështje të tillë duhet ta shqyrtojmë në leximin e dytë. Nuk do të marrim pjesë në votim. Unë konsideroj që nuk duhet të vendosim hallka mes arkivave dhe zyrës së kryeministrit. Mbështetja buxhetore do të ishte ndryshe dhe mundësia për të pasur qasje në mekanizma të rëndësishëm”.

Të ngjashme