Tahiri për rrahjen me karrige: LDK më e madhe se secili anëtar

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Të dielën ka ndodhur një përleshje tjetër ndërmjet anëtarëve të LDK-së në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Kryetari i Vushtrrisë dhe anëtari i kësaj partie, Xhafer Tahiri, ka thënë në Info Magazine se “LDK është më e madhe se secili anëtar”.

“Mund të ketë pasione të momentit që mund të kalojnë në situata të pakëndshme. Këto situata nuk duhet të përsëriten asnjëherë sepse e dëmtojnë LDK-në”.

“LDK duhet të ulet ta analizojë situatën dhe ta menaxhojë procesin zgjedhor”.

Madje ai për këto përleshje që kanë ndodhur edhe në Prishtinë, Ferizaj dhe gjetiu akuzon edhe subjektet tjera politike.

“Ka interferime edhe nga subjektet tjera të cilat mundohen ta diskreditojnë LDK-në – tashmë si fituese e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme nacionale”.

Të ngjashme