Tahiri për shtrenjtimin e energjisë: Do t’i drejtohemi edhe Kushtetueses

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 09:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë parlamentare opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Këtë kërkesë e ka dorëzuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë për Ekonomia Online se kërkesa e tyre është që seanca të mbahet sot në ora 10:50.

“Si parti kemi dorëzuar 40 nënshkrime nga PDK, LDK dhe AAK kemi kërkuar seancë në ora 10:50. Ne i kemi dorëzua 40 nënshkrime dhe kemi protokolluar kërkesën dhe tani është në dorë të kuvendit. Për ne është diçka që duhet të ndodhë në kuvend dhe pastaj në kushtetuese. E para është kuvendi. Ky është një vendim diskriminues dhe nëse nuk ka reflektim do të shkojmë në gjykatë kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme