Tahiri për veriun: S’duhet lejuar krijimi i një realiteti të ri, s’ka policë as me i mbrojtur objektet

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se në veri ka prezencë të vogël të Policisë, raporton EKonomia Online.

Sipas tij, atje “kemi policë që as mos me arritë mi mbrojte objektet e stacioneve policore”.

Tahiri tha se nuk duhet lejuar vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë.

“Fatkeqësisht sot e kemi një vend që e kemi të shtrirë sovranitetin në mënyrë të brishtë. Atje kemi policë sa as mos me arritur mi mbrojtur objektet e stacioneve policore. Qajo është prezenca e policisë tonë. Sot atje është një realitet i ri, pa institucionet tona”.

“Kryeministri duhet me marrë veprime, me siguruar funksionimin e plotë të gjyqësorit në atë pjesë. Të mos lejohet vazhdimi i një krijimi të një realiteti të ri në veri të vendit tonë. Të ketë veprime konkrete të Qeverisë”.

Të ngjashme