Tahiri: Po kthehemi normalitetit me hapjen e kufirit me Shqipërinë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka kërkuar të eliminohen të gjitha pengesat që janë në kufirin me Shqipërinë pas vendimit të sotëm për hapjen e plotë. Ka thënë se po kthehet normaliteti dhe në të njëjtën kohë po luftohet pandemia.

“Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë. Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri pas vendimit të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Po i kthehemi normalitetitQeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson…

Gepostet von Besnik Tahiri am Sonntag, 7. Juni 2020

Të ngjashme