Tahiri: Pozita s’ka vullnet të vijë në Kuvend pas rezultatit të zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 11:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dështimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka ndërlidhur më zgjedhjet e fundit komunale të mbajtur në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai pohon se pozita nuk ka vullnet të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Ndërkaq, ai ka thënë se mbajtja e seancës është e domosdoshme, për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot ishte paraparë të kemi mbledhjen e Kryesisë, por siç duket pas zgjedhjeve të fundit, nuk kanë agjendë. Ftoj që të jenë prezent në mbledhjet tjera dhe mendoj që i kontribuojmë demokracisë së vendit”.

“Në seancën e radhës ishte paraparë të zgjidhen dy gjyqtarë, pastaj që kemi dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, dhe e dini se aty nuk munden të mbahen mbledhjet për shkak të mungesës së gjyqtarëve”.

“Si PDK, jemi gati që ta dërgojmë në Prokurori, pasi konsiderojmë që Qeveria ka bërë vepër penale, në lidhje me marrëveshjen ndërmjet ministrisë së arsimit dhe Qeverisë austriake, ku e njëjta nuk është ratifikuar në Kuvend por që ka filluar të implementohet. Ne kemi informata për këtë dhe do ta ftojmë në raportim ministren të na tregojë në detaje për këtë marrëveshje”, tha Tahiri.

Ai ka shtuar se opoizita nuk është përgjegjëse për dështimin e mbledhjeve dhe se kjo është hera e pesë që ndodh një gjë e tillë, raporton EO.

“Opozita nuk është përgjegjëse për funksionim të Kuvendit, por është mazhoranca. Sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe nuk duhet të ftohen mbledhje të tilla kur e din që nuk ka kuorum. Kjo është hera e pestë që dështon mbledhja në mungesë të kuorumit”, tha tutje ai.

Të ngjashme