Tahiri: Pranimi i donacioneve nga Serbia, veprimi më i dëmshëm që ka ndërmarrë kjo Qeveri

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri, ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, në kohën sa ishte kryeministër, ka thënë se pranimi i donacioneve nga Serbia është veprimi më i dëmshëm që ka ndërmarrë kjo qeveri.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Tahiri ka thënë se kjo qasje është gabuar në veçanti kur dihet se Serbia parreshtur po sulmon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Statusi i plotë i tij:

Pranimi i donacioneve nga Serbia është veprimi më i dëmshëm që ka ndërmarrë kjo qeveri e shkarkuar. Kosova ka të aprovuar buxhetin prej 2.3 miliardë eurosh dhe nuk ka asnjë nevojë, që përmes pranimit të donacioneve nga Serbia, të krijojë perceptimin tek bashkësia ndërkombëtare se kinse Serbia ka ndryshuar në raport me Kosovën. Qeveria e shkarkuar në vend se të përqendrohet në vendosjen e masave të reciprocitetit, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo merr vendime që janë në disfavor të plotë të shtetit tonë. Kjo qasje është gabuar në veçanti kur dihet se Serbia parreshtur po sulmon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Gabim i rëndë!Pranimi i donacioneve nga Serbia është veprimi më i dëmshëm që ka ndërmarrë kjo qeveri e shkarkuar….

Gepostet von Besnik Tahiri am Freitag, 17. April 2020

Të ngjashme