Tahiri pret bashkatdhetarët në Morinë, i siguron se s’ka pagesa të polisava të sigurimit

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës-kryeministri i parë i vendit, Besnik Tahiri, ka vizituar pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin thotë se ua sqaroi atyre se janë të liruar nga pagesa e polisave të sigurimit.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetar!

Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.

Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.

Mirë se vini në tokën tuaj!

Image may contain: one or more people and people standing
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Të ngjashme