Tahiri i prezanton Komisionit dokumentin e publikuar në qershor të 2014-s

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 08:36 | Nga

Dokumenti i cili është dorëzuar nga Qeveria e Kosovës në Bruksel në mars të vitit 2014, u është prezantuar anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, të mërkurën. Këtë dokument në Komision e ka sjellë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, raportimi i së cilës ka zgjatur rreth tri orë, shkruan sot Koha Ditore.

Dokumenti flet për temat që Qeveria e Kosovës i ka propozuar që të diskutohen në fazën vijuese, e cila do të jetë edhe faza e fundit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është shprehur falënderues, siç ka thënë, për faktin që janë të parët që e marrin dokumentin, i cili gjithashtu është publikuar në gazetën “Koha Ditore” në qershor të vitit 2014.

Përveç këtij dokumenti, gjatë përgjigjeve pyetjeve të deputetëve, Tahiri ka folur edhe për formatin që, sipas saj, do të duhet ta ketë dialogu i Brukselit në fazën e fundit. Ajo ka thënë se faza vijuese është përmbyllëse dhe se ajo mendon që duhet të jetë format gjithëpërfshirës, siç ka qenë edhe në bisedimet e Vjenës.

“Roli i Parlamentit do të jetë shumë i rëndësishëm, por shikoni ne formatin e kemi në fazën e debatit, po besoj që për fazën e tretë duhet të merret një vendim konsesual, ku përfshihet Qeveria, Parlamenti, pozita e opozita, kështu unë e shoh”, është shprehur Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme