Tahiri prezanton një kandidat për asamble komunale të Podujevës

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Podujevës nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka prezantuar një kandidat për asamble komunale.

Genc Mahmuti, është një i ri që i është bashkuar ekipit të Tahirit.

Postimi i plotë:

Pas seancës parlamentare me shumë vullnet e dëshirë takova, Genc Mahmutin, djalë të ri të qytetit, aktiv dhe ambicioz.

Genci, është model se si ngritet një i ri në karrierë. Ai është punëtor i suksesshëm në sektorin privat, kurse qëllimi i tij parësor është të punojë për të ngritur përspektiven dhe kualitetin e jetës së të rinjve në Llap.

Genci është ekonomist, i specializuar në marketing dhe është në përfundim të Masterit.

Ai tash është pjesë e ekipit tim përgjegjës për politikat për rini dhe kandidat për asamble komunale.

Bashkë me Gencin dhe shumë të rinjë e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin.

Të ngjashme