Tahiri priti në takim lamtumirës Shefen e EULEX, Papadopoulou

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, Papadopoulou duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të zonjës Papadopoulou” ka vlerësuar Tahiri.

Tahiri theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.

Në anën tjetër, Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht se EULEX do të vazhdon të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme