Tahiri: Projektligji për Paga dëmton dhe degradon sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, reagon ndaj ndryshimit dhe plotësimit të Projektligjit të Pagave, që rrezikon pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Republika e Kosovës është duke bërë përpjekje për të vendosur një formulë mbi sistemin e pagave dhe kjo është mëse e nevojshme por drejtimi që kanë marrë disa elemente rregullative të parapara me Projektligjin e pagave janë në shpërputhje me vlerat e një demokracie në të cilën pushtetet janë të ndara dhe të barabarta.

Jam tejet i shqetësuar me faktin se parametrat rregullativ të vendosur në këtë projektligj, kanë prekur dhe degraduar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke tjetërsuar koncpetin e pavarësisë së sistemit gjyqësor si pushtet i tretë dhe i pavarur.

Kam shprehur dhe shprehë mospajtimin tim të plotë me propozimet e dhëna në projektligj, të cilat cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë gjyqësor të pavarur, të pa ndikuar nga politika në asnjë mënyrë, dhe pavarësia financiare është thelbësore në profesionalizimin e mëtejshëm të këtij sektori. Poashtu, do të kërkoj që të përfillet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që pagat të rriten për stafin civil të punësar në gjykata dhe prokurori.

Do të kërkoj edhe njëherë nga Komisionet e Kuvendit që të shqyrtojnë me kujdes mënyrën sesi trajtojnë gjyqësorin, meqenëse kjo është jetike në funksionimin e demokracisë sonë.

Pres që në ditët në vijim, deputetët të reflektojnë dhe të mundësojnë avancimin e reformave të ndërmarra në vitin e fundit, për të krijuar një ambient pune të përshtatshëm për gjykatësit dhe profesionistët tjerë, dhe për të mundësuar që ky sistem të jetë i besueshëm pë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme