Tahiri: Qeveria e neglizhoi situatën në Deçan, reagoi pas tri ditësh

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për helmimet që ndodhën rreth 5 ditë më parë në Deçan.

Ai tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e qeverisjes së një shteti, kur në një helmim aq të madh të qytetarëve, Qeveria të reagojë pas tri ditësh.

“Në historinë e qeverisjes së një shteti nuk ka ndodhur që të ndoh një helmim masovik dhe shteti e qeveria të reagojë pas tri ditësh, dhe ai reagim të vjen pas një presioni publik që erdhi nga Kuvendi, qytetarët e Kosovës dhe familjarët e të helmuarve. Në qoftë se kemi një shpërfillje të tillë, çka do të ndodh në raste të tjera”.

Tahiri po ashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për taksën rreth 5 euro për automjetet, për të cilin tha se është i kundërligjshëm dhe është nënshkruar në kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë.

“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet jo duke proklamu taksa, jo duke prklamu tatime, por ka ardh duke kërkuar barazi. Vendimi i taksës për të paguar 5 euro është i kundërligjshëm, është nënshkruar kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë”.

Ai ka kërkuar që të largohet menjëherë kjo taksë, në mënyrë që mos të pasurohen individë të caktuar e të rëndohet jeta e qytetarëve.

“Kërkojmë nga ju që ta largoni këtë taksë menjëherë dhe të mos ndodh që me taksa të tilla të pasurohen individë dhe mbi këtë të rëndohet jeta e qytetarëve të Kosovës”.

Të ngjashme