Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Hoti duke e quajtur të papërgjegjshme.
Ai tha se Qeveria aktuale po kërkon ndihmë për qytetarët në kohë pandemie me projektet që i la të gatshme, konkretisht ish-ministri i Financave.
Tahiri tha se duhet që këto marrëveshje të mos votohen pasi nuk duhet t’i lihen në menaxhim qindra miliona euro një qeverie të papërgjegjshme që nuk ka as kapacitete.