Tahiri: Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian, s’ka përkushtim për liberalizim të vizave

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Tahiri në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Qeveria nuk ka përkushtim për liberalizimin e vizave.

“Tani po debatojmë me vonesë për raportin për vitin 2021. Agjenda e integrimit evropian e kësaj qeveri është në qorrsokak. Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian. Ne kemi zëvendës kryeministrin që ka detyrë dialogun zero progres, dhe detyrën e integrimit e ka zero progres. Nuk kemi përkushtim për liberalizim të vizave. Kërkohet që ligji për zyrtar të vihet në zbatim dhe nuk ka ndodhur asgjë. E vetmua gjë që po ndodh është që shefat e njësive me iu kufizuar mandatin. Ministri Sveçla ka thënë se do te vijë ligji i pagave në mars. Ka vazhduar avazi i emërimeve politike se krejt çka ka përqesh është ka e vesh”, tha Tahiri.

Të ngjashme