Tahiri: Qeveria nuk ka temë më të rëndësishme nacionale se sa përfundimi i Ligjit të Pagave

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka temë më të rëndësishme nacionale se sa përfundimi i Ligjit të Pagave.

Ai shtojë se ky ligj që rregullon, nivelizon dhe ngrit pagën e mbi 70 mijë punonjësve dhe familjeve, ndërsa në 10 mijë nivelizohen, e ka momentumin më të mirë të mundshëm në histori.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës nuk ka temë më të rëndësishme nacionale se sa përfundimi i Ligjit të Pagave. Ky ligj që rregullon, nivelizon dhe ngrit pagën e mbi 70 mijë punonjësve dhe familjeve, ndërsa në 10 mijë nivelizohen, e ka momentumin më të mirë të mundshëm në histori. Qeveria e ka shumicën në Kuvend, ndërsa opozita është ajo e cila në vend se të kritikojë, ta mbështesë, të thërret që vlera e koeficientit të ngritet duke marr për bazë edhe rritjen e inflacionit dhe çmimeve.
Në tryezën e organizuar nga GLPS theksova se diskutimi me sindikatat nuk është pazar, por është konsultim paraprak i nevojshëm, i cili e bënë të suksesshëm këtë ligj.
Kërkesa jonë si grup parlamentar është:
1). Vlera e koeficientit të ngritet në së paku 135 euro, në bazë të asaj që ka dalë në media;
2). Urgjentisht të nis konsultimi me sindikatat, që duhet të zgjatë dy javë;
3). Konsultimi me organizata buxhetore, që po ashtu zgjatë dy javë; dhe
4). Konsultimi në platformën online që zgjatë minimum tri javë.
Kjo nënkupton shtatë javë janë mëse të nevojshme për të ardhur deri te përfundimi i konsultimeve, pastaj edhe dy javë që i nevojiten sponzorizuesit ministrisë për inkorporimin e komenteve në ligj, në mënyrë që të miratohet.
Pra, kjo nënkupton që deri në fund të marsit ky ligj nuk mund të miratohet. Rekomandimi jonë është që në qoftë se nuk janë kryer konsultimet, ta konsiderojnë për të shtyrë për dy javë, por të jenë konsultime të vërteta dhe për të arritur afatet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme