Tahiri: Qeveria s’duhet bëjë kompromise në dialog, bashkëpunimi me ShBA-në i duhur

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 12:26 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë kompromise më Serbinë në procesin e dialogut, ndërsa që duhet të bashkëpunojë më ShBA-në në këtë proces, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Ai këto koment i ka bërë pas mbledhjes së Kryeisë, kur është pyetur për letrën e presidentit Biden dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kërkon që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, por që sipas Biden duhen edhe kompromise të vështira.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë kompromise, ne nuk besojmë që ShBA-të do ti kërkojnë Kosovës për kompromise, dhe bashkëpunimi me të është i duhur”, tha ai.

Ndërsa Biden në letrën e tij ka thënë se ShBA-ja do të ndihmojë në përfundim e dialogut me njohje reciproke.

“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë ai.

Të ngjashme