Tahiri: Qeveria të punojë me të gjitha kapacitetet për të siguruar vaksinimin masiv të qytetarëve

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 17:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjitha kapacitet për të siguruar vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ka përmendur 4 çështje me rëndësi që duhet bërë Qeveria.

Kryeministri Kurti, ministri Vitia të punojnë me të gjitha kapacitetet me gjithë miqtë vendor dhe ndërkombëtar  në vaksinimi masiv, të ndodh rritja e kapaciteteve spitalore, respektimi i masave, manuli të respektohet nga të gjithë si për gastronomët, sektori privat të jetë i inspketun, dhe jemi kundër mbylljes, tha Tahiri.

Ndërsa Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve tha se deri në verë të ketë hapje totale. të dëgjuar hallet tona.

“Jemi në pikën më kritike dhe jemi duke shkuar drejt hapjes që po shpresojmë që në verë të shkojmë drejt hapjes totale. Një verë kemi humbur diasporën. Këtu u dakorduam që duhet të jetë kërkesa jonë drejt verës që të hapemi. Lusim qeverinë sidomos ministrin  Vitia të orientohet ka vaksinimi që të na lënë të marrim frymë.”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme